“Studio Ligjore Petani” ofron ekspert dhe profesionalist të fushës së negocimit për zgjidhjen e problematikave me marrëveshje duke shmangur gjykatën. Ne jemi themeluar me qëllim që t’ju ofrojmë klientëve të tanë, shërbim të specializuar në fushën e drejtësisë, me shtrirje kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ne veprojmë me objektivitet dhe në interesin më të lartë të klientëve tanë, për zgjidhjen efikase të problemeve apo konflikteve të tyre.

Ne sigurojmë konsulencë me vlera të krijuara duke kombinuar njohuritë tona të thella të kuadrit ligjor në Shqipëri dhe ekspertizës sonë të punës për të gjitha çështjet që mund të hasen. Ne besojmë që këshillimi i vlefshëm kërkon më shumë se thjesht një njohuri të çështjeve ligjore të kërkuara, ai gjithashtu kërkon njohuri lidhur me industritë e klientëve tanë në një kontekst komercial.

Ne u garantojmë klientëve tanë, komunikim të shpejtë dhe të detajuar, korrektësi dhe ndershmëri.

Vlen për tu theksuar se ne nuk japim informacione konfidenciale që kanë të bëjnë me klientët tanë, pa miratimin paraprak nga ana e tyre.

Ne i këshillojmë klientët tanë në mënyrë profesionale e konstruktive në momentin e duhur, lidhur me problematikat e çështjes së paraqitur.

Ne i shpjegojmë klientëve tanë ligjin dhe linjën e veprimeve ligjore që do të ndjekim, duke evidentuar pasojat e mundëshme në favorin apo në disfavorin e tyre.

Ne i informojmë klientët tanë për çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me përfaqësimin në kohë, me qëllim që të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nga ligji.

Ekipet tona të avokatëve e kanë bërë tashmë traditë të punojnë me përkushtim në raste, të cilat kanë për bazë problematika të biznesit, si edhe me gjetjen e rrugë-zgjidhjeve për çështjet ligjore në një botë gjithmonë në ndryshim.

Shërbimet

FUSHA TREGTARE & TAKSAT FINANCIARE & TAKSA

Avokatët dhe Stafi i “Petani Law Firm” janë të fokusuar dhe vecanërisht të specializuar në mënyrë ekspicide mbi Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare për sa i përket të gjitha formave të organizimit dhe veprimit të tyre në Republikën e Shqipërisë. Nga Themelimi i Shoqërive Tregtare, Aktit të Themelimit e Statuti deri në çdo dokument që parashikon Statuti i Shoqërisë, këshillimin e përgjegjësitë e Administratorëve, në vendimeve të ndryshme asamblesë ose të organeve drejtuese, bordeve të drejtorëve, menaxhimit, duke këshilluar për aspektin financiar, Ortakëve e antarëve të Bordit. Proceset gjygjësore për Shoqëritë Tregtare.

Këshillim dhe informimi mbi ndryshimet ligjore, marrëdhëniet punëdhënës – punëmarrës, çështjet e sigurisë në punë.

Asistencë ligjore në fushën e së drejtës tregtare për shoqëri tregtare të së drejtës shqiptare, për joint ventures shoqëri me ortakëri mikse të huaja dhe shqiptare, shoqëri të huaja, ente që nuk kanë natyrë tregtare si fondacione, shoqata të ndryshme, organizata jo fitimprurëse të themeluara sipas së drejtës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, në çfarëdo lloj stadi të formimit dhe të aktivitetit të tyre.

PATENTAT DHE MARKAT TREGTARE

Studio jonë ofron shërbim në fushën e pronësisë intelektuale në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin kombëtar apo ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Përgjithëshme të Patentave dhe Markave, të markave tregtare, patentave, dizenjove industriale, treguesve gjeografikë, përfshirë këtu aplikimin dhe regjistrimin e patentave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ndjekjen e këtyre proçedurave pranë institucioneve përkatëse.

LEJE, AUTORIZIMEVE TË VEÇANTA ETJ, PËR ZHVILLIMIN E VEPRIMTARIVE TË VEÇANTA TREGTARE

Studio Ligjore Petani është e specializuar në praktika administrative në lidhje më lëshimin e lejeve, autorizimeve të veçanta etj, që janë të nevojshme për zhvillimin e veprimtarive të veçanta tregtare.

Konsulencë dhe përgatitje e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për pjesëmarrje në proçedurat e konçesionit ose privatizimit. Përfaqësimi apo ndërmejtësim në mosmarrëveshjet e lidhura me konçesionet/privatizimin, me persona fizikë apo juridikë. Konsulencë vijuese për zbatimin e marrëveshjeve të konçesionit ose privatizimit.

Zhvillimin e hulumtimeve paraprake (due diligence) në lidhje me proçesin e konçesionit /privatizimit apo ndërmejtësim në mosmarrëveshjet e lidhura me konçesionet/privatizimin, me persona fizikë apo juridikë.

Përfaqësimin e klientëve në faza të ndryshme të proçesit të konçesionit ose privatizimit – aplikimin, ndryshimin, përfundimin dhe dorëzimin.

Përpilimi i memove, opinioneve ligjore, në lidhje me dokumentat e tenderit të vënë në dispozicion nga autoritetet publike.

TAX & DOGAN

Studio Ligjore Petani ka në stafin e saj, ekip të kualifikuar Avokatësh dhe ekspertësh financiar për një shërbim specifik në fushën e legjislacionit tatimor, në rrugë gjyqësore dhe administrative për zgjidhjen e problemeve tatimore të klientëve të saj. Duke ofruar kështu konsulencë mbi sistemin tatimor dhe doganor në Republikën e Shqipërisë, ndërmjetësimin në zgjidhjen e konflikteve, apo duke ofruar konsulencë në përgatitjen e ankimimeve ndaj vendimeve të organeve tatimore dhe doganore. Gjithashtu dhe informimin e klientëve të saj tregtar në lidhje më ndryshimet ligjore që ndodhin.

ÇËSHTJE PENALE

Avokatët penalist të “Petani Law Firm” me një ekspëriencë të gjatë në sektorin penal janë ekspert të çështjeve penale pranë të gjitha organeve kompetente.

Kërkimin e dëmit civil, dëmit moral dhe të fitimit të munguar në interes të palëve të dëmtuara nga palët që e kanë shkatuar dëmin qoftë për shkak të veprimit juridiko-civile, penal apo administrativ.

Kërkimin e dëmit ekzistencial, moral, material dhe të fitimit të munguar në interes të palëve të dëmtuara shkaktuar nga aksidentet rrugore apo nëpërmjet mjeteve motorike rrugore, hekurudhore, detare dhe ajrore, në kompanitë që i kanë pasur të siguruara këto automjete apo pranë Byrosë Kombëtare të Sigurimive.

TË DREJTAT REALE / PRONËSIA

Çështje të trashëgimisë ligjore dhe testamentare.

Hartimin e kërkesave për verifikimin e statusit juridik të pronës.

Regjimin juridik te pronësisë dhe bashkëpronësisë së palëve ndërgjyqëse.

Monitorimin e të gjitha procedurave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në bashkëpunim me Studion Noteriale.

Konsulencë për personat e interesuar për mënyrat e fitimit të pronësisë, marrëdhënien juridike të qiradhënies/qiramarrjes etj.

LIGJET DETARE

“Petani Law Firm” zotëron në përbërjen e saj kapacitet për një ekspertizë të mirë me praktikat detare të përcaktuara në Kodin Detar të Republikës së Shqipërisë i cili rregullon marrëdhëniet juridike, ekonomike dhe shoqërore në fushën detare, duke vendosur rregulla mbi te drejtat dhe detyrimet e subjekteve qe ushtrojnë veprimtari detare dhe kanë përgjegjësi ligjore mbi hapësirën detare.

Gjithashtu dhe aksidenteve detare, praktikat e regjistrimit të anijeve në regjistrin detar, detyrimeve dhe marrëdhëniet portuale.

FUSHA E SIGURIMEVE

“Studio Ligjore Petani” gjithashtu ju ofron shërbime nga Avokat ekspertë të fushës së Sigurimeve, dëmit ekzistencial e moral, material dhe të fitimit të munguar në interes të palëve të dëmtuara shkaktuar nga aksidentet rrugore apo nëpërmjet mjeteve motorike rrugore, hekurudhore, detare dhe ajrore , si dhe aksidentet e shkaktuara nga zjarri.

FUSHA BANKARE

Konsulencë juridike në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo marrëdhenive të tjera kontraktore. Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve.

Hartim dokumentash, aktesh, përfaqësim në gjykatë, në mbrojtje të klientëve debitorë apo kreditorë ndaj bankave të nivelit të dytë.

E DREJTA ADMINISTRATIVE

E drejta administrative rregullon degën ekzekutive të qeverisë në lidhje me administrimin dhe qeverisjen e shtetit. Ai rregullon marrëdhëniet juridike të shtetit dhe qytetarëve të tij.

Asistencë dhe mbrojtje ligjore për çështje administrative, në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit.

Asistencë dhe hartim ankimi kundër akteve administrative individuale.

Asistencë, në lidhjen e kontratave me organet e Administratës Publike.

Asistencë dhe hartim aktesh si kërkesa fillestare, verbale/shkresore, në respektim te mjeteve ligjore, parashikuara në Kodin e Proçedurave Administrative, akte juridike, memorie, në lidhje me proçedimet administrative, për cdo rast.

  • Përfaqësim ligjor në konfliktet me organet administrative shteterore. Ankim të akteve administrative individuale kolektive dhe perfaqësimin e paleve ne gjykatën kompetente.
  • Përgatitjen e të gjitha akteve/shkresave/kthimit të përgjigjes referuar korenspodencës me organet administrative funksionale në RSH.

ENERGJIA & NAFTA

Energjia është një nga sektorët më të rëndësishëm në ekonominë e vëndit. Energjia Alternative është inovacioni i ri teknologjik i një burimi të pastër energjie duke reduktuar ndjeshëm faturat e energjisë elektrike, si dhe ndotjen e ambjentit.

“Studio Ligjore Petani” ka stafin e kualifikuar për konsulencat dhe përgatitjen e dokumentacionit për liçensimin e subjekteve tregtare apo familjare.

Konsulencë për çështjet që kanë të bëjnë me transmetimin, shpërndarjen, kapjen dhe ruajtjen e karbonit, naftën dhe gazin në bashkëpunim më kompani prestigjoze ndërkombëtare.

E DREJTA NDERKOMBETARE

“Studio Ligjore Petani” ofron konsultime, përgatitje dhe përfaqësime për çështje gjyqësore civile dhe penale për në Gjykatën e Strasburgut. “Studio Ligjore Petani” ofron konsultime, përgatitje dhe përfaqësime për çështje gjyqësore civile dhe penale për në Gjykatën e Strasburgut.

Hartim i ankimeve në emër të personave fizik dhe juridik në Gjykatën Evropiane të së Drejtave të Njeriut si dhe përfaqësimin e subjekteve pranë kësaj gjykate.

Të drejtat e njeriut janë fokusi i zyrës sonë, pasi ato janë lehtësisht të cënueshme në nivelet e demokracisë që ka vendi ynë. Mbrojtja e tyre bëhet nëpermjet këshillimit, ngritjes së padive në secilën fushë që lind nevoja, ndjekja e tyre në të gjitha nivelet e gjyqësorit. Ekspertiza jonë është e shquar në ngritjen dhe ndjekjen e kauzave në gjykatën Evropiane të së Drejtave të Njeriut në Strasbourg.

PËRFAQËSIMI NË GJYKIMET E ARBITRAZHIT

Ofrojmë asistencën në proceset e ndryshme të arbitrazhit vendas dhe atij ndërkombëtar, duke dhënë konsulencë.

SCHENGEN / DEPORTIMET

Ndjekje e të gjitha praktikave që kanë të bëjnë me lejet e qëndrimit dhe të punës për të huaj, si dhe çdo dokument tjetër të nevojshëm për shtetasit e huaj që jetojnë apo punojnë në Republikën e Shqipërisë.

Kryerje e verifikimeve dhe heqje e deportimeve, ekspulseve, apelas nga shteti përkatës dhe nga sistemi i unifikuar europian.

Studio Ligjore Petani trajton “Deportimet” dhe heqjen e Denimit te dhene nga çdo Shtet i zones Schengen.

Praktikat e studios sonë përfshijnë :

  • E drejte Civile, penale, administrative, familjare, bankare, doganore.
  • Tregtare & shoqëri tregtare
  • Financiare & taksa
  • Sigurimet shoqërore
  • Privatizimet dhe konçesionet
  • Prokurimet
  • Pronësinë intelektuale
  • Sektorin energjitik ( për lëndët naftë dhe gaz ), mineralet dhe karburantet.
  • Telekomunikacionin
  • Turizëm

SHERBIMIN PERMBARIMOR

Si pjesë përbërëse e Petani Law Firm krijojmë mundësinë e ekzkeutimit të menjëhershëm të vendimeve gjyqësore pranë shoqerisë përmbarimore “Zyrë Përmbarimore Private 3L”

SHËRBIM NOTERIAL

Studio Noteriale Viola Petani ofron përgatitijen e çdo materiali apo akti noterial.