Nisur nga parimi se avokati i cili e njeh mirë ligjin, e do atë padyshim ky binom sjell si pasojë shpalosjen efikase të ligjit. Kjo formulë e suksesshme ndër vite është drejtësia që ofron “Studio Ligjore Petani” .
“Petani Law Firm” është ndër Studiot e para Ligjore të themeluara në Shqipëri dhe ka në themelet e saj profesionalizëm, përkushtim dhe besnikëri.
Nga viti 2018 në drejtimin e Studios Ligjore Petani është Avokat Lorval PETANI në cilësinë e administratorit dhe ortakut të vetëm.
Avokat Lorval PETANI vjen nga një eksperiencë 20 vjeçare në fushën e jurisprudencës duke ushtruar më parë detyra si përgjegjës i sektorit juridik pranë “Korporatës Energjitike” Dega Durrës, Avokat i Shtetit pranë Ministrisë së Drejtësisë, Kryetar i Zyrës Vendore të Avokaturës së Shtetit, Anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Përmbarimit, Administrator i Petani Bailiff’s Office shpk, Administrator i disa bizneseve private antar i komisionit të Disiplinës pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe aktualisht Kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Durrës.
Në hapat e parë të krijimit, “Studio Ligjore Petani” është drejtuar nga Avokate Luljeta PETANI e cila ushtron profesionin e juristes që prej vitit 1974, duke ushtruar shumë detyra si Zëvëndëse Prokurore e qytetit të Durrësit, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës dhe Tiranë, Avokate e Administratore e “Studios Ligjore Petani”.
“Studio Ligjore Petani” ka në përbërje të saj disa avokatë të specializuar në sektor të ndryshëm, ekspert financiar, dhe ofron shërbime të ndryshme ligjore në marrëdhënie me Konsulencat Ligjore, Taksat, Gjykatat, Prokurorinë, Marrëdhëniet Administrative, etj. Të gjitha këto shërbime janë në nivel kombetar dhe ndërkombëtar.
Synimi ynë është të bëhemi një pikë referimi për gjithë ata persona që kërkojnë mbrojtje ligjore profesionale, zgjidhje të problemeve juridike nga më komplekset brënda një afati të shkurtër. Gjithashtu dhe parandalimin e problematikave të ndryshme të cilat parashikohen qartë në ligj kur është e mundur.
Stafi ynë ka marrëdhënie bashkëpunimi profesionale në grup dhe veçmas, të orientuar dhe të kontrolluar duke ofruar njëkohësisht konsulencë dhe shërbime online, ne krijojmë një marrëdhenie serioze dhe të sigurtë me klientin.
Ne i kushtojmë shumë rëndësi mardhënieve me klientët tanë, duke i ofruar besim nga ana profesionale për zgjidhjen e problemeve përkatëse.
Garantojmë të gjithë klientët por edhe persona që bëjnë një konsultë ruajtjen e informacionit.
Studio Ligjore PETANI është e përbërë nga avokatë profesionistë dhe të kualifikuar në fushat përkatëse ku veprojnë secili prej tyre.
Është diplomuar si jurist në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ushruar detyrën e Përgjegjësit të sektorit Juridik pranë Koorporatës Energjitike Shqiptarë Dega Durrës .
Nga viti 2003 deri në vitin 2010 ka ushtruar detyrën e Avokatit të Shtetit pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Kryetarit të Dhomës Vendore të Avokaturës së Shtetit, Durrës.
Nga viti 2010 deri në vitin 2017 ka ushtruar detyrën e Përmbaruesit Gjyqësor dhe Administrator i Shoqërisë Përmbarimore “Petani Bailiff's Office” shpk si dhe antar i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Përmbarimit.
Nga viti 2017 dhe deri sot ushtron profesionin e Avokatit e Administrator i “Studios Ligjore Petani” shpk.
Në vitin 2019 ka fituar titullin “Cavalier” i Paqes të Mbretit të Maltës në Asisi Itali.
Në vitin 2021 është zgjedhur Kryetari i Dhomës Vendore të Avokatisë Durrës dhe antar i Këshillit të Përgjithëshëm të Avokatisë Shqipëri.
Në vitin 2023 - anëtar i Komisionit të Disiplinës pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Është diplomuar me titullin "Jurist" në vitin 1974 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Në vitin 1999 është pajisur me liçencën për ushtrimin e profesionit të avokatit, pranë Dhomës së Avokatëve Durrës.
Nga viti 1994 deri në vitin 1999 ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Apelit Tiranë e Durrës.
Nga viti 1983 e deri në vitin 1994 ka ushtruar detyrat e Zv/ Prokurores pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe më pas titullare e Prokurorisë së Apelit për Gjykatën e Zonës në Durrës.
Ndërkohë, për 8 vite ka qenë anëtare e Kolegjumit të Prokurorisë së Përgjithshme.
Në vitin 1974 ka ushtruar funksionin e Prokurores pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Av. Petani ka marrë pjesë si këshilltare ligjore në shumë çështje të arbitrazhit ndërkombëtar si dhe çështje penale dhe civile që janë gjykuar nga Gjykata e " Të Drejtave të Njeriut " në Strasburg.
Lindur në Cittadella ,Itali më 26.01.2001. Është diplomuar në Universitetin Luarasi në fakultetin e drejtesisë me rezultate cum laude, ku ende vazhdon studimet e larta për master shkencor “E drejta civile dhe tregatre”. Ka kryer trajnime të ndryshme në fushen e së drejtës. Gjithashtu, është pjese e Klinikes Ligjore “Luarasi”.
Prej vitit 2022 e në vazhdim ushtron profesionin e juristes pranë Studio Ligjore Petani.
Lindur në Dibër 11.12.1989 e ushtron profesionin e juristit prej vitit 2011 e atë të avokatit që nga viti 2014. Është diplomuar jurist në Fakultetit të Drejtësisë “Justiniani I”, Dega “Juridik” në Tiranë, me rezultate shumë të mira, ka marë titullin ‘Mastër profesional’ në të drejtën Civile dhe Administrimin Publik në Fakultetin te Drejtësisë “Universitetin i Tiranës”, 2017 – 2019 dhe njëkohësisht ka marë titullin “Master Shkencor” në degën “Administrim Publik” pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Nga viti 2018 është Avokate pranë Studio Ligjore Petani.
Lindur në Dibër 11.12.1989 e ushtron profesionin e juristit prej vitit 2011 e atë të avokatit që nga viti 2014. Është diplomuar jurist në Fakultetit të Drejtësisë “Justiniani I”, Dega “Juridik” në Tiranë, me rezultate shumë të mira, ka marë titullin ‘Mastër profesional’ në të drejtën Civile dhe Administrimin Publik në Fakultetin te Drejtësisë “Universitetin i Tiranës”, 2017 – 2019 dhe njëkohësisht ka marë titullin “Master Shkencor” në degën “Administrim Publik” pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Nga viti 2018 është Avokate pranë Studio Ligjore Petani.
Edmond Hyka lindur më datë 21.06.1966 në Durrës. Ka mbaruar Universitetin e Tiranës në fakultetin e shkencave Politiko-Juridike dega drejtësi ne vitin 1983. Nga dhjetori i vitit 1983 - dhjetor 1993 ka punuar si hetues pranë hetuesive të rretheve Fier-Tiranë-Durrës. Në 1 Janar 1993 eshte emëruar drejtues i prokurorisë së rrethit gjyqesor Durrës deri në muajin shkurt 1996. Nga 1996 deri ne 1999 është emëruar prokuror pranë prokurorisëse rrethit Gjyqesor Durrës. Nga viti 2000 deri ne 2005 ka punuar si avokat. Në muajin Maj 2005 është emëruar prokuror në prokurorinë e Apelit Durrës dhe nga muaji Korrik 2006 deri në Prill 2022 ka punuar si prokuror prane prokorisë së Apelit Tiranë.
Në vitin 2011 ka mbaruar në Universitetin Justiniani I masteri të nivelit të dytë në shkencat Juridike Penale.
Lindur në Durrës 30.12.1995 e ushtron profesionin e juristit që prej vitit 2019 dhe ate të avokatit në vitin 2021. Është diplomuar Jurist në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në Durrës dhe njëkohësisht ka marë titullin “Master Shkencor“ në të Drejtën Private pranë Universitetit “Aleksander Moisiu” Durrës.
Ka kryer trajnime të ndryshme dhe është pajisur me çertifikatë nga Instituti i Ekspertëve Fiskalë në vitin 2021, për formimin profesional në Prokurorimet Publike.
Gjithashtu është pajisur me çertifikata në fushën e Negocimit,Ndërmjetësimit si dhe Reduktimit të Dhunës ndaj Gruas.. etj.
Nga viti 2022 është avokate pranë Studio Ligjore Petani.
Lindur në Fier më 04.08.1989 ka ushtruar profesionin e financieres që nga viti 2010 dhe atë të ekonomistes duke filluar nga vitit 2012. Është diplomuar financiere në Fakultetin e Biznesit, Dega Administrim Biznesi Vlorë , dhe njëkohësisht ka marë titullin ``Mastër Profesional`` për Analiza Marketingu, Menaxhim Projektesh e Financa Publike.
Nga viti 2016 e në vazhdim është ekspertë finaciare për politikat e konsulencat financiare të Studio Ligjore Petani shpk.
Lindur në Korçë më 03/01/1972 ka ushtruar profesionin e financieres që nga viti 1994 dhe atë të ekonomistes duke filluar nga vitit 2000. Është diplomuar financiere në Fakultetin e Biznesit Tiranë.
Nga viti 2000 është specializuar në politikat e mardhëniet kontabile, eksperte e ligjit tatimor e mardhënieve me organet Tatimore, analizave e konsulencave për proçedurat bankare.
Nga viti 2019 e në vazhdim është ekspertë finaciare për politikat e konsulencat financiare , politikat bankare e analizat ekonomiko ligjore të klientëve të Studio Ligjore Petani.
Lindur në Sofie, Bullgari më 07.07.1985 e ushtron profesionin e Specialistit të problemeve kibernetike prej vitit 2017. Është diplomuar në UNYT Universiteti i New York Tirana ku ka marrë titullin e “Master Profesional” ne Menaxhimin e Sistemeve Informatike
Nga viti 2018 është eksperte e çështjeve kibernetike dhe përgjegjësë e Burimeve Njerzore pranë Studio Ligjore Petani.
Lindur në Greqi, Athinë më datë 07.06.1998 e ushtron profesionin e juristit që prej vitit 2021 dhe atë të avokatit në vitin 2023. Është diplomuar Jurist në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë dhe njëkohësisht ka marrë titullin “Master Shkencor” në të Drejtën Publike pranë Universitetit Mesdhetar të Tiranës. Ka marrë pjesë në trajnime të ndryshmë ku është pajisur me çertefikata. Gjithashtu ka qënë pjesë në disa seminare në lidhje me “Të Drejtat e Njeriut” “E drejta e Biznesit” etj. Nga viti 2023 është avokate pranë Studio Ligjore Petani.
Lindur në Durrës, me 07.02.1984. Është diplomuar në vitin 2007 me titullin Jurist në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Luarasi me rezultate magna cum laude. Në vitin 2008 ka fituar titullin e Avokatit, nga viti 2009 deri në 2013 ka qënë e punësuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Në vitin 2013 është pajisur me licencën e ushtrimit të profesionit të Noterit.
Lindur në Korçë më 18.04.2000. Është diplomuar jurist në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike,dega “Drejtësi”,në Universitetin “Aleksandër Moisiu”,Durrës.Vazhdon studimet në Master Shkencor “ E Drejtë Private” nga viti 2022. Ka kryer trajnime të ndryshme në fushën e së drejtës private.
Që prej vitit 2022 është pjesë e zyrës së Noterisë Viola I. Petani.
Lindur në Burrel më 21.03.1996. E ushtron profesionin e juristit që prej vitit 2019. Është diplomuar jurist në Fakultetin e Shkencave Humane në Vlorë dhe njëkohësisht ka marrë titullin “Master Profesional” në Shkenca Administrative pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
Ka kryer trajnime të ndryshme në fushën e së drejtës private.
Që prej vitit 2021 është pjesë e zyrës së Noterisë Viola I. Petani.